» E pazakontë, ekipi gjerman mundet 37-0

E pazakontë, ekipi gjerman mundet 37-0

Një rezultat i pazakontë është regjistruar në ligat amatore të futbollit gjerman.

Ekipi i ligës inferiore, SG Ripdorf Molzen II pësoi një humbje 37-0 pasi u paraqit në fushën e lojës me vetëm shtatë lojtarë në përpjekje për të ruajtur distancën sociale ndaj kundërshtarëve të tyre pasi kishin frikë nga marrja e koronavirusit.

SG Ripdorf Molzen, u përball me rivalët e tyre të qytetit SV Holdenstedt II në një nga ligat më të ulëta në kampionatin gjerman.

Në ndeshjen e kaluar, lojtarët e Holdenstedt II kishin qenë në kontakt me një kundërshtar të infektuar me koronavirus.

Ndërsa skuadra më vonë doli negative për virusin, lojtarët e Ripdorf nuk ndiheshin të sigurt për shkak të periudhës së infeksionit 14-ditor.

Nga frika e infeksioneve të mundshme me koronavirusin, disa lojtarë nuk dëshironin të dilnin në fushë.

Por, në fund, Ripdorf aktivizoi vetëm shtatë lojtarë, numrin minimal të kërkuar për një ndeshje futbolli, për t’iu shmangur dënimit prej 200 eurove.

Dhe si rezultat u turpëruan duke pësuar 37 gola.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera