» Demaliaj: Deliri madheshtisë

Demaliaj: Deliri madheshtisë

Nga Ilir Demaliaj
Deliri madheshtisë
Nuk di ende nje shkrimtar që të jetë përkthyer në 40 gjuhë të botës, të jetë kandidat për Çmimin Nobel, të jenë shitur 100 milion libra të tij në botë sipas shqiptarëve, se tirazhi i librave të I.K të përkthyera në botë nuk thuhet kurrë?!!, dhe ti jepet buxhet nga parat e shtetit shqiptar për të përkthyer dhe botuar librat e tij jashtë vendit, siç po ndodh me Shtëpinë e Librit dhe Fondin e Librit shqiptar që jep para për përkthimin dhe botimin e Gjeneralit në Italy shtepisë botuese Petergalies dhe perkthyesit Dens Dimins kjo është … Gjithmone shteti shqiptar ka dhënë për përkthimet e I.K dhe me Gjeneralin për Gjeneralin. Kështu mund ta perkthesh jo në 40 gjuhë por 400 gjuhe të botës
Le të marrim një shkrimtar të ngjashëm (megjithëse nuk ka të krahasuar me I.K) dhe të se njëjtës kohë me I.K, Milan Kundera, a ndodh kjo në Çeki që ndodh me I.K në Shqipëri? Jo vetëm për këtë rast …
Të keshe të shitur 100 milion libra në botë ( sipas shqiptarëve) dhe ti marrësh para varferise së shtetit shqiptar kjo….
Nje shkrimtar i këtij kalibri e lusin shtëpite me të medha botuese në botë për ti marre të drejtën për ta botuar dhe jo të paguaj shteti për përkthim e botim… këtë e bën kushdo kush ka para.
Në çdo libër qe botohet ne botën e qytetruar dhe të vlerave, jepet tirazhi I botimit të librit.
I.K-së nuk ja di kerkush?!!
Pershëmbull librat e fundit të John Bolton “ROOM WHERE IT HAPPEND” dhe Bob Waddward “RAGE” të botuara nga nga Shtëpia me e madhe botuese Simon & Schuster janë shtypur nga 1.1 dhe 1.3 milion kopje botimi parë dhe paguar autorët nga 3 milion $ dhe 3.4 milion $.
Të botosh libra me 5-1O mijë kopje në perëndim dhe të quhesh shkrimtari me I lexuar në bote, kjo ndodh vetëm me injorancën trushpëlarë shqiptare dhe mithomanine si delir I madhështisë.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera