» Kush e vrau kulturen?!….

Kush e vrau kulturen?!….

Nga Përparim Kabo

Kultura vritet me dy menyra, vritet me antikulturen dhe kjo eshte e dallueshme, e prekshme dhe tejet provokuese, por ka edhe nje menyre tjeter. Kultura vritet me pseudokulturen qe arrin kulmin me snobizmin i cili kur ka edhe mundesi monetare, blen modernitetin vezullonjes, e vesh ate, e kreh e nanurit e bojatis dhe me tej e deklamon, e shet dhe e sjell fal propagandes si gjendje shpetimi. Kultura eshte investim i gjate i veshtire qe kerkon pune, kohe, qe do perkushtim, motivim dhe vlera te cilat ushqehen nga liria. Kultura sjell zhvillim dhe atje ku zhvillimi mungon, gjeja qe pare qe duhet nenvizuar eshte mungesa e kultures dhe mosqenia ne drejtimin e puneve te njerezve me dije, me kulture dhe me aftesi shkencore. Nje shtet qe mbledh vetem taksa dhe ve gjoba dhe tregon forcen vetem me njerezit me uniforme, ia ka mbyllur shtegun kultures, atje nuk ka me klime ku njerezit te ndjehen mire shpirterisht dhe te mekuar me ushqimin kulturor. Kultura ndertohet edhe nga kritika e shendetshme, por kjo forme sjellje e specializuar nuk duhet te shendrohet ne nje thike qe fillimisht te perkedhel lekuren dhe me tej ngulet thelle e me thelle, deri sa cka eshte krijuar vritet, ose eshte e permbysur dhe e peshtyre. Kultura eshte komunikim dhe ne kohen qe jetojme mediatizimi ka ne dore si te thuash fatin e saj. Media e paguar mund qe t’i sherbeje nje kulture te vjeter, te prapambetur, te helmuar dhe te padenje ashtu si edhe mund te ndodhi qe media e frymezuar nga ndjenjat e skupit dhe te blerjes se vemendjes mund te te permbysi gjera principiale dhe te t’a bej te zezen te bardhe, te bardhen te zeze, grin jeshile dhe te kuqen mavije…Kultura eshte investim historik dhe si e tille ajo ka njerezit e saj, ka te vetsakrifikuarit e saj, ka deshmoret e saj..Tashme ne Shqiperi ne s’kemi me njerez te tille, jo se ata dhe ato nuk ekzistojne; jo se ata dhe ato nuk punojne dhe nuk rropaten, perkundrazi kemi dhe ata/ato luftojne me mish dhe me shpirt, por ne nje shoqeri pa ideale, ku injorantet kane pushtetin dhe bejne ligjin, eshte e kuptueshme, te paret qe goditen jane njerezit e kulturuar ata qe bejne dallimin. Pikerisht ata nuk duhen lejuar te ndertojne klimen e shoqerise. Keshtu dalin te fortet te pasurit me rruge kriminale, femra pa tru qe shesin trupin te ata, e me tej media on line qe bejne lajm jetet e tyre banale dhe i shesin ata si model te shoqerise. Kultura eshte ne hall ne kete vend sepse u shkatrua cfare u ndertua se paku ne 100 vite. Tashme prej 30 vitesh ne thaset e magazines se historise gjen eshtrat e saj….Pakultura dhe kriza e ideve ka shkaktuar gjendjen ku jemi, aq sa kemi njerez me “arme ne doren e mendjes” qe tanime ndajne fatet e ish kultures sipas protokollit se cili eshte mik cili armik, cili eshte qe ben e cili duhet hedhur ne koshin e plehrave. Kultura sjell te ardhmen madje e parasjell ate, por tek ne syte e mendjes dhe te kultures ose nuk jane ose jane prapa kokes, shohin te shkuaren dhe meren me te duke gjetur agjenta, tradhetare, te paafte, anti-atdhetare dhe turli emertimesh qe i takojne fjalorit te rregjimit te djeshem…Ja perse Shqiperia krahes krizes ne fusha te tjera ka edhe nje krize kaq thelbesore…Nje shoqeri e pakulturuar ose e keqkulturuar nuk nderton dot sitemin e lirise te rregullit dhe te demokracise…
Pkabo 20.09.2020 Pkabo

Ps/Te Kafja e Madhe n’Shkoder me 1938.
Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Mikel Koliqi, Tefta Tashko, Asdreni, Lasgushi
Gjergj Canco, Koço Tashko.
Imagjino biseden mes tyre dhe bej krahasimin me keta sot…ku ishim ku jemi…!

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera