» Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas 8 javësh në terapi intensive, shërohet pacienti në spitalin “Covid2”

Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas 8 javësh në terapi intensive, shërohet pacienti në spitalin “Covid2”

Pas 8 javësh në terapi intensive, Indriti ia ka dalë të shërohet nga COVID-19. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur në rrjetin social, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo nuk nguron t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën.

“Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shprehet Manastirliu.

Statusi:

Pas 8 javësh në terapi intensive në spitalin COVID2, në gjendje shumë të vështirë, Indriti ia ka dalë ta mundë#COVID-19, falë punës së palodhur të stafit mjekësor dhe kthehet i shëruar në shtëpi

Mos e ulni vigjilencën

Distancë Maskë Higjienë

#Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë. Të kontribuojmë të gjithë për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera