» Lajm tronditës/ Vdes 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, ndjekje penale për mjekun dhe infermieren

Lajm tronditës/ Vdes 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, ndjekje penale për mjekun dhe infermieren

Një 39-vjeçare ka ndërruar jetë ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private, në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë filluar procedimin penal.

Policia deklaron se po ndiqen penalisht në gjendje të lirë mjeku dhe një infermiere e klinikës, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas së re, nënë e dy fëmijëve. Materialet për hetimet e mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera