» Roma ndalet nga Verona, Dzeko dhe Kumbulla e shohin sfidën nga stoli

Roma ndalet nga Verona, Dzeko dhe Kumbulla e shohin sfidën nga stoli

Roma nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në javën e parë në Seria A ndaj Veronës. Në Bentegodi verdhekuqtë zhvilluan një ndeshje shumë të dobët, teksa ndihej mungesa e Edin Dzekos në majën e sulmit.

Sulmuesi boshnjak e ndoqi ndeshjen nga stoli, teksa është në pritje të transferimit te Juventusi. Emocionet më të mëdha ndeshja i rezervoi në fund, teksa Dimarco dhe Spinazzola me dy goditje spektakolare goditën traversat në portat kundërshtare.

Marash Kumbulla nuk u hodh në fushë për asnjë minutë nga Roma në këtë ndeshje, teksa debutimi mund të bëhet ndaj Juventusit javën e ardhshme.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera