» Starton Serie A, Fiorentina merr 3 pikët e para

Starton Serie A, Fiorentina merr 3 pikët e para

Ka startuar me ndeshjen Fiorentina-Torino sezoni i ri i kampionatit italian të futbollit.

Vendasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 në një takim që foli totalisht për ta. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 78 nga Castrovilli, i cili i dha ekipit të tij 3 pikët e para në këtë garë të re. Belloti e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 95, por arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje

Kampionati i ri i futbollit nisi aty ku përfundoi i pari, pa tifozë dhe me masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë autoritetet kanë nisur diskutimet dhe shumë shpejt mendohet se do të ketë tifozë në tribuna edhe pse në një numër të kufizuar për të respektuar distancimin social.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera