» Suarez refuzoi të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në Amerikë

Suarez refuzoi të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në Amerikë

Luis Suarez ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri, pasi është jashtë projektit të Barcelonës. Sipas mediave amerikane, sulmuesi ka refuzuar një ofertë faraonike nga Inter Miami i David Beckham që sapo ka marrë Gonzalo Higuain .

Suarez i ka thënë jo një kontrate 4-vjeçare me 8 milionë në sezon që do ta bënte lojtarin më të paguar në futbollin amerikan. Pas provimit të gjuhës italiane të kaluar me sukses, Luis Suarez mund të luajë kartën e komunitarit, por koha është e pamjaftueshme për të firmosur në kohë me bardhezinjtë. Nuk përjashtohet mundësia e një transferimi te Atletico Madrid.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera