» Doktori gjerman vret shpresat: Schumacher në gjendje vegjetative, dëmi i pakthyeshëm

Doktori gjerman vret shpresat: Schumacher në gjendje vegjetative, dëmi i pakthyeshëm

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

Janë fjalët e neurologut Erich Riederer, në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, i realizuar nga “TMC France.

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013. Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij. Sot, profesori gjerman, Riederer, thotë se dëmi i pësuar nga Schumacher është i parikuperueshëm:

“Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”.

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera