» “Bekim Fehmiu do të luajë rolin e dimplomatit playboy Porfirio Rubirosa”, ja çfarë shkruante gazette franceze më 1968

“Bekim Fehmiu do të luajë rolin e dimplomatit playboy Porfirio Rubirosa”, ja çfarë shkruante gazette franceze më 1968

“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 3 marsit 1968, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe Bekim Fehmiu në kinema, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1597783600

Jeta e diplomatit të njohur playboy Porfirio Rubirosa, i cili u vra në një aksident automobilistik në korrik të 1965, do të bëhet film i realizuar nga Lewis Gilbert (regjisori i “Jetojmë vetëm dy herë”, i fundit i James Bond-it).

Bekim Fehmiu, ylli i “Madje, kam takuar ciganë të lumtur” dhe i krahasuar si “Belmondo jugosllav”, do të luajë rolin e Rubirosa-s.

Skenari është i Jean Anouilh, bazuar në një roman të Harold Robbins me titull “The aventurers – Aventurierët”.

Charles Aznavour, Jean Sorel, Mireille Darc, Marie Dubois, Olga Georges – Picot do të jenë miqtë e Rubirosa-s.

Xhirimet do të fillojnë në shtator në Paris, Santo-Domingo, New York dhe Spanjë./darsiani.com

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera