» Zaev merr mandatin, ka 20 ditë kohë për krijimin e qeverisë

Zaev merr mandatin, ka 20 ditë kohë për krijimin e qeverisë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin kreut të LSDM-së, njëherazi udhëheqësit i koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut do të ketë një qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt Bashkim Europian.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së ka kohë 20 ditë për të siguruar shumicën parlamentare prej 61 deputetësh, për formimin e qeverisë së re. Zaev ka thënë se është në bisedime me partitë politike, por nuk saktëson nëse ka dakordësim për krijimin e qeverisë. Mediat në vend raportojnë se bisedimet me BDI-në kanë ngecur për shkak të çështjes se kryeministrit shqiptar.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera