» Kosova e para në botë për vdekjet nga Covid-19 në 1 milion banorë

Kosova e para në botë për vdekjet nga Covid-19 në 1 milion banorë

Numri i lartë i vdekjeve nga Covid-19, ka bërë që Kosova të renditet e para në botë për viktimat në 1 milion banorë.

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga Covid-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10,795, ku prej tyre 365 kanë humbur jetën, ndërkaq 6,411 janë shëruar.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera