» Revista amerikane regjistron shifra shqetësuese të dezinformatave për Covid-19

Revista amerikane regjistron shifra shqetësuese të dezinformatave për Covid-19

Një analizë e raportimeve të mediave, e publikuar në një revistë amerikane që shkruan për shëndetin, tregon se shpërndarja e dezinformatave dhe spekulimeve në lidhje me pandeminë Covid – 19, është i madh.

Në raportin e kësaj gazete thuhet se “infodemia”, shpesh duke përfshirë spekulime, stigmë dhe teori konspirative, është bërë e zakontë gjatë kohës së pandemisë Covid 19.

“Monitorimi i të dhënave të rrjetve sociale ka rezultuar si metoda më e mirë për t’i regjistruar spekulimet në kohë reale, dhe si mënyrë e mundshme për t’i hequr dezinformatat dhe për ta zvogëluar stigmën. Sidoqoftë, detektimi, kontrolli dhe përgjigjja ndaj spekulimeve, stigmës dhe teorive konspirative në kohë reale është sfiduese”, thuhet në këtë raport.

Sipas analizës që është bërë nga Revista Amerikane për Mjekësinë Tropikale dhe Higjienë, duke përfshirë periudhën kohore nga 31 dhjetori i vitit 2019, deri më 5 prill të 2020-s, janë identifikuar 2311 raprortime të spekulimeve e teorive konspirative në 25 gjuhë të ndryshme nga 87 shtetet.

Këto spekulime kishin të bënin me raportime për sëmundje dhe vdekshmërinë (24%), trajtim dhe shërim (19%), shaktarin i sëmundjeve, duke përfshirë edhe origjinën (15%), dhunën (1%) dhe të tjera (20%).

Nga 2276 raportimet e marra për bazë, 1856 prej tyre kanë qenë false.

Dezinfomatat e ushqyera me spekulime, stigma dhe konspiracion mund të kenë ndikim serioz te njerëzit dhe komuniteti, nëse merren para udhëzimeve të bazuara.

Agjencitë e shëndetit duhet t’i regjistrojnë në kohë reale dezinformatat që kanë të bëjnë me COVID 19 dhe të angazhohen drejtues lokale dhe qeveritarë për t’i demaskuar dezinformatat. /Express/

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera