» “Mbretëresha Elizabeth do të lërë fronin brenda vitit”… por Charles mund të mos bëhet mbret

“Mbretëresha Elizabeth do të lërë fronin brenda vitit”… por Charles mund të mos bëhet mbret

Mbretëresha Elizabeth e Anglisë, në moshën 94-vjeçare mund të tërhiqet nga froni.

Është kjo ajo që thuhet në një dokumentar të Channel 5, “The Queen and Charles- Mother and Son”- biografia mbretërore e Angela Levin.

Ajo është e bindur se mbretëresha do ia lërë vendin të birit Charles, por ky i fundit mund të mos bëhet kurrë mbret.

Mbretëresha mund të thërrasë Regency Act, një ligj i vitit 1728 i azhornuar për herë të fundit në vitin 1953, i cili parashikon që në rast sëmundjeje ose pengese për drejtim, caktohet një regjent i cili merr përsipër të gjitha detyrat, por pa marrë bashkë me to edhe titulli i mbretit.

“Princi Charles do të ishte një sovran në të gjitha aspektet, duke përjashtuar titullin”, shprehet Levin.

Teorikisht Elizabeth II do të kishte edhe një mundësi tjetër për të dalë në pension: abdikimi në favor të djalit të saj, i cili në atë rast do të bëhej jo një regjent, por një mbret i vërtetë.

Por fjala heqje dorë nga froni, është e ndaluar në Pallatin Buckingham. Mbretëresha nuk ka dashur të dëgjojë prej saj që nga viti 1936, vit në të cilin xhaxhai i saj Edward VIII ia la fronin babait të saj, në mënyrë që të mund të martohej me aventurieren amerikane Wallis Simpson. Elizabeth, në një fjalim të mbajtur për 21-vjetorin e saj, u zotua se mbretëronte për jetën: “E gjithë jeta ime, e shkurtër apo e gjatë, do të jetë në shërbim të vendit tonë”.

Pas më shumë se 68 vitesh në fron, koronavirusi mund ta detyrojë sovranen që të bëjë një hap prapa.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera