» Rama publikon pamjet: Thumana do të marrë së shpejti formën e një qyteze moderne

Rama publikon pamjet: Thumana do të marrë së shpejti formën e një qyteze moderne

Tërmeti i 26 nëntorit fatkeqësisht na la pas jetë të humbura dhe dëme të shumta materiale. Një ndër zonat më të goditura nga ky tërmet ishte ajo e Thumanës, ku pati edhe më shumë viktima.

Mirëpo ndërkohë që muajt kanë kaluar, kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të mirë për Thumanën. Rama bën të ditur se Thumana po rilind nga themelet dhe tashmë po merr formën e një qyteze të re.

“MIRËMËNGJES dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqaz nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera