» ‘Jetën nuk ta mbron një copë pëlhurë’, epidemiologu e thotë troç: Mbyllja e lokaleve pa efekt, çfarë pritet në dimër

‘Jetën nuk ta mbron një copë pëlhurë’, epidemiologu e thotë troç: Mbyllja e lokaleve pa efekt, çfarë pritet në dimër

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka folur lidhur me situatën e Covid në vendin tonë, ku thekson se distanca është elementi më i rëndësishëm për t’u ndjekur, edhe më e rëndësishme sesa vetë maska.

“Ventilatorët nuk kanë rol edhe aq shumë të madh në këtë sëmundje, në Neë York vdekshmëria në intubim është 88.1%, pra e shihni se dhe në vende të avancuara nuk ka shumë shpresë për personat që vendosen në intubim. Duhet të ketë një trajtim shumë të hershëm, për të evutuar trombet e rruazave të kuqe të gjakut.

Përdorimi i maskave është siguri minimale, imagjinoni që sigurinë tuaj tia besoni vetëm një copëze lëkure, parësore mbetet mbajtja e distancën. Maska ka efikasitet nëse e mban i sëmuri, por distancës duhet ti vendosim përparësi, dhe duhet të rrisim sa më shumë numrin e testimeve”, u shpreh epidemiologu në një intervistë për Fax web.

Ndërsa lidhur me numrin e rasteve ditore me Covid, mjeku tha se ato janë në varësi të testimeve që kryhen, dhe se kanë një mesatare pozitivitetit rreth 24%. Sakaq shtoi se ka një shqetësim lidhur me dimrin dhe me vjeshtën.

“Me të vërtetë që patëm 124 raste dje, por patëm një numër më të ulët të testimeve, përqindja e pozitivitetit të testimeve është rreth 24 % me luhatje të vogla dita ditës. Duhët ta shohim si një trajektore, ka një shqetësim për vjeshtën dhe për dimrin, pasi nuk e kemi kaluar si këtë periudhë, për këtë duhet të shohim në shtetet e hemisferës jugore, ku aktualisht është dimër, dhe nuk po shihet ndonje çudi shumë e madhe.

Patjetër që duhet të ketë një numër më të madh të testeve që kryhen, pasi mund të gjejmë dhe persona asimtomatikë, të cilët nga ana e tyre mund të infektojnë persona të tjerë, edhe pse vetë nuk kanë shenja.

Mosha më e prekur është mosha më aktive, kjo ndodh me çdo sëmundje infektive, edhe pse kjo moshë mund të jetë më e prirë që ta çojë sëmundjen te persona të tjerë”, tha Alimehmeti.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera