» “Shpresë për të gjithë botën”, Putin: Vaksina e parë kundër koronavirusit do prodhohet në Rusi, brenda pak ditësh

“Shpresë për të gjithë botën”, Putin: Vaksina e parë kundër koronavirusit do prodhohet në Rusi, brenda pak ditësh

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron se vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do prodhohet në Rusi, e kjo sipas tij, brenda pak ditësh. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Putin duke e quajtur një ngjarje të rëndësishme, e ka krahasuar me satelitin rus, i cili ishte i pari që arriti në hapësirë.

 

Kështu, Presidenti rus nënkupton se të njëjtin sukses pritet të ketë edhe vaksina kundër Covid-19, tek e cila i kanë sytë e gjithë bota, si shpresë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Pasi sateliti Sovjetik i hapi rrugën njerëzimit për në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa Covid-19”,- shkruan Puthin.

putin vaksina2

Ende nuk dihet nëse vaksina e prodhuar nga shkëncëtarët rusë do të ketë suksesin që pritet. Ndërkohë, edhe kompani të tjera gjermane, italiane, angleze dhe amerikane po punojnë për të njëjtën gjë.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera