» VIDEO/ Të shtëna me armë në Shtëpinë e Bardhë – Trump nxirret me urgjencë nga konferenca për shtyp

VIDEO/ Të shtëna me armë në Shtëpinë e Bardhë – Trump nxirret me urgjencë nga konferenca për shtyp

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.

Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte goditur me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital. Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll…Por pati një goditje me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twiiter, se gazetarët ndenjën në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

Ai tha se ishte çuar  Zyrën Ovalepasi u nxor nga salla e shtypit

“Dua të falenderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

“Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypitPresidenti Trump u nxorr nga salla, pa shpjegime për ndërprerjenEdhe Sekretari i ThesaritSteve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës  Menaxhimit dhe BuxhetitRuss Vought nxorrën nga salla dhe dyert u kyçën.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera