» ‘Beton apo beton’

‘Beton apo beton’

Nga Kontjana Kuci

Te thuash sot se qyteti i Durresit eshte betonizuar, eshte pak! Nese sot kalon ne Durres(aq me teper nese jeton)konstaton lehtesisht me sy te lire, se me shume se 80% e qytetit eshte mbuluar e veshur me beton si ne asnje qytet ne te gjithe boten. ne drejtimin e Vangjush Dakos, Durrësi jo vetem humbi vlerat historike shumevjecare por beri qe edhe arkeologet me njohur (jo vetem shqiptar) te ngrene duart perpara kesaj masakre qe po i behet cdo dite qytetit! Ne cdo leje ndertimi te dhene, cdo projekt e tender, ne cdo germim ku jane ndeshur rrenoja te qyteterimit te vjeter jane mbyllur syte dhe gojet kritike, nen masken e ‘rilindjes’ e ne fakt gjithcka ka rilindur ka qene xhepi i Vangjush Dakos. Arkeolog, eksperte e qytetare, te rinj e te reja,prej vitesh kane kerkuar nga kjo bashki vizion per zhvillimin e turizmit duke promovuar vlerat e ketij qyteti qe e dallojne nga te tjeret dhe e bejne me te kerkueshem e me atraktiv per te huajt. 6 milion euro jane shpenzuar nga taksat e qytetareve durrsak per projektin ‘super modern’ te velieres qe ende ska perfunduar e s’dihet se kur…kur keto para mund te perdoreshin me se miri per pastrimin e zbulimin e Durrësit i vjetër, me qëllim që të kthehej në një park arkeologjik e gjithë zona A e qytetit. Vetëm kështu do të përfitonin të gjithë, brezat e sotëm dhe të nesërm të Durrësit, por edhe i gjithë turizmi dhe ekonomia shqiptare.
Sot mund te themi me bindje, por me keq ardhje qe Durresi eshte qyteti me pak i frekuentuar nga turistet vendas e te huaj si pasoje e vizionit driteshkurter dhe perfitues te bashkise qe per gjithe keto vite nuk tregoj interes as per turizmin, as per vlerat kulturore, arkeologjike e historike te qytetit te Durresit.
Nisja dhe vazhdimesia e sezonit turistik ne Durres po shoqerohet me punime te tejzgjatura ne shetitoren Vollga…gure , beton dhe eskavatore kane pushtuar te vetmen pjese te qytetit, gje qe ka indinjuar qytetaret durrsak, te cilet termeti i 26 Nentorit dhe pandemia e muajve te fundit i ka mbyllur pa shprese ne banesat e tyre.
C’mund te themi per zonen e plazhit?! Po per ndertimet e paligjshme ne bregderin e Durresi?! Sa i detyrohet Dako, banoreve te plazhit? Po atyre qindra pushues nga e gjithe Shqiperia e jo vetem?!! Betoni dhe eskavatoret nuk jane kursyer as ne det, as ne bregderin e Kallmit e as ne Currila. Prej vitesh lokalet e ngritura mbi brezin e rërës në Currila, i kanë mohuar qytetarëve të drejtën për të bërë plazh. Por kjo nuk mjafton… pjesa me e madhe e lokaleve dhe hoteleve ndërtojnë platforma prej betoni mbi det, në Currila dhe Plazhin e Durrësit, veprime lehtesisht te konstatueshme por ama te paligjshme dhe me shkeles te pa denuar.
Fenomeni i betonizimit nuk di te ndale ne Bashkine e Durresit, edhe pse ka ligje e vendime qe e ndalojne dhe ndeshkojne…edhe pse pezullohen e largohen nga detyra drejtore qe japin leje ndertimi e perfitojne prej tyre… edhe pse shpesh IKMT pezullon punime si pasoje e konstatimit te shkeljeve dhe mos marrjen e masave te duhura per punime. Zyrtare te Bashkise se Durresit jane prej muajsh nen hetim per raste te ndertimeve pa leje ne det dhe per punimet e projektit “Veliera”, platforme gjigande prej betoni. Por kjo s’ka ndryshuar asgje nga ‘epoka’ e Vangjush Dakos e cila si duket ende vazhdon edhe pse ai ka muaj qe eshte largyar De juro nga detyra!
Ne nje shetitje te shkurter ne dy rruget kryesore te Durresit sheh me keq ardhje, se hapesirat e gjelbra i ka mbuluar betoni, hapesirat publike i kane zaptuar biznesmene shkeles te ligjit dhe ‘te forte’ gjoja biznesmene! Ky qytet eshte paralizuar teresisht nga ana ekonomike nga termeti dhe pandemia, nderkohe qe drejtohet nga bashki abuzuese(me parate e qytetareve) dhe paturpesisht e paafte per te sherbyer ndaj qytetareve. Prej vitesh durrsakeve i mungon nje alternative, ata ulen ne sheshin e betonizuar para bashkise duke shpresuar se nuk do te jene me perpara zgjedhjes se detyruar ‘beton apo beton’…

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera