» “A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë?”/ Gazetari ngre dyshime: Dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën

“A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë?”/ Gazetari ngre dyshime: Dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën

Gazetari Klodian Tomorri ngre dyshime lidhur me shifrat e bëra publike nga qeveria për shifrat e pandemisë.

Sipas tij, raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për ecurinë e pandemisë janë të paplota, të paqarta dje ndonjëherë edhe të dyshimta.

“E para mungon informacioni mbi përdorimin e kapaciteteve spitalore.
1- Sa shtretër ka aktualisht Shqipëria të disponueshëm për trajtimin e pacientëve me Covid? Cc’pjesë e tyre janë të përdorur aktualisht dhe sa janë të lirë?
2-Sa shtretër të disponueshëm ka për pacientët që kanë nevojë për terapi intensive? Sa prej tyre janë të lirë aktualisht?
3-Sa shtretër të disponueshëm janë për pacientët në gjendje kritike? Sa janë në perdorim dhe sa të lirë?
4-Sa personal mjekësor është i disponueshëm për luftën në vijën e parë. Cili është raporti personel mjekësor/ paciente?”, shkruan Tomorri.

Ai thekson se ditët e fundit mediat po publikojnë lajme që flasin se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit ndërkohë që mjekë dhe qytetarë po denoncojnë publikisht se autoritetet kanë filluar të refuzojne trajtimin e pacienteve dhe kanë shtrënguar filtrat për dhënien e shërbimit

“Doktor Erion Dasho kishte sot një denoncim publik se si pacientet refuzohen, fillimisht për testim e më pas për trajtim
Për këtë arsye, publikimi dhe bërja transprente e informacioneve për kapacitetet e sistemit shëndetësor është kriktik për të kuptuar se si qeveria po e menaxhon situatën. Shumica e vendeve ne Europë këtë informacion e kanë publik. Suedia, Italia, Gjermania janë disa nga shembujt. Së dyti, përtej territ informativ të kapaciteteve edhe të dhënat mbi ecurinë e pandemisë janë re mangeta. Në raportimet ditore të ISHP-së paraqiten shifrat e të infektuareve ditor, pacientet në terapi intensive dhe ata që humbasin jetën nga virusi. Por paralelisht thuhet se ka dhe disa paciente të dyshuar që po marrin trajtim pranë spitaleve. Ca domethënë paciente të dyshuar që marrin trajtim? Sa janë këta?”, shkruan me tej Tomorri.

Sipas tij, dyshimet janë se dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën, ndërkohë që vendi po përjeton transmetim komunitar të pakontrolluar të virusit.

“Në këtë pikë, fshehja e informacioneve është vepër penale. E rëndë madje. Dhe ka raste për këtë. Në Itali u dënua gjysma e zyrës së statistikave me burg para ca vitesh, për publikim të inormacioneve zyrtare të rremë. Këtu është në loje shëndeti publik. Është mashtrim me zarar” përfundon Tomorri.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera