» Moggi: Dikush duhet të ja mbyllë gojën Contes, vetëm ankohet!

Moggi: Dikush duhet të ja mbyllë gojën Contes, vetëm ankohet!

Deklaratat e lëshuara nga Antonio Conte në përfundimin e sfidës kundër Atalantës, kanë bërë të diskutohet gjatë ditëve të fundit. “Me situatën e qetësuar do të bëhen reflektimet e duhura. Personalisht ka qenë një vit shumë i ndërlikuar, ta përfundojmë sa më shpejt. Duan të më dhurojnë Mesin? Vetëm unë e di çfarë m’u desh të bëja për të më blerë Lukakun. Më besoni! Në fund të vitit do të bëj vlerësimet e mia”, u shpreh trajneri menjëherë pas fitores 0-2 në transfertën e Bergamos.

Për këtë deklaratë ka dhënë mendimin e tij, edhe ish-drejtori sportiv i Juventusit, Lucciano Moggi: “Çështja që duhet të shqetësojë Interin varet vetëm nga deklaratat publike të bëra nga Conte që e bënë në fund të shpërthente, siç ka bërë edhe në raste të tjera.

Mes trajnerit dhe klubit, ky i fundit është fajtor, së paku sipas Contes. Por, mendoj se dikush duhet ta frenojë: është një trajner i zoti, por flet shpesh publikisht dhe gjithmonë për t’u ankuar. Sikur dëshiron të tregojë se sukseset e munguara nuk kanë qenë asnjëherë faji i tij, por i të tjerëve”, deklaroi Moggi.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera