» ‘Makth i vërtetë’, Ish-ministri zbulon prapaskenat e gjyqit në Arbitrazh: Bechetti ka dhe dy procese të tjera, njëri për Kalivaçin e tjetri për mbetjet

‘Makth i vërtetë’, Ish-ministri zbulon prapaskenat e gjyqit në Arbitrazh: Bechetti ka dhe dy procese të tjera, njëri për Kalivaçin e tjetri për mbetjet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se biznesmeni Francesco Becchetti ka dhe dy procese të tjera në gjykatën e Arbitrazhit me shtetin shqiptar, pasi fitoi gjyqin e parë për mbylljen e televizionit dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 109 milionë euro.

“Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel”, shkruan Manjani.

Ish-ministri shkruan se gjyqi për Hidrocentralin e Kalivaçit nuk ka përfunduar ende, por sipas tij as në këtë proces shteti shqiptar “nuk i ka mirë punët”. Sipas Manjanit, gjyqi i tretë për koncensionin e mbetjeve ka përfunduar dhe kompania e Bechettit “Albanian Beg” duket se ka fituar arbtirazhin.

SHKRIMI I PLOTË:

Makthi financiar “Bechetti” nuk ka mbaruar, për fat të keq…!

Bechetti ishte një tre procese Arbitrazhi me shtetin Shqiptar. Njëri për kontratën e koncensionit të Hidrocentralit të Kalivaçit, tjetri për prishjen e kontratës së mbetjeve me Albanian Beg dhe, tjetri për Televizionin Agon Channel.

Vendimi për të dënuar Shqipërinë me 109 milionë është për mbylljen e televizionit.

Ende nuk ka përfunduar çështja e Hidrocentralit…! Me ç’duket nuk i kemi punët mirë as me atë çështje. Një tjetër shumë të majme mund të detyrohemi të paguajmë edhe prej atij procesi…

Ka përfunduar gjykimi për koncensionin e mbetjeve dhe Albanian Beg duket se ka fituar arbtirazhin. Ende nuk e dimë sa është detyrimi!!

Janë edhe dy vendime dënimi që priten të shtojnë detyrimin për të paguar.

Makth i vërtetë!

E gjitha kjo si rezultat i vendimeve të gabuara të qeverisë dhe të institucioneve të shtetit!

Këto çështje janë alarm i madh jo vetëm financiar, por edhe juridik e ekonomik në vend.

Shtimi i kontratave të koncensionit dhe PPP-ve tregon se administrimi i pasurisë publike gjendet në rrisk shumë të lartë.

Cilësia e dobët e negocimit dhe e përmbajtjes së kontratave të lidhura e ka vënë shtetin në kushte shumë të pafavorshme.

Asnjëherë nuk u dëgjua ky argument!

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera