» Denoncoi disa persona për “shfrytëzim seksual”, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë

Denoncoi disa persona për “shfrytëzim seksual”, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë

Kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares nga Fushë Kruja e cila denoncoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona, 4 prej të cilëve tashmë të arrestuar, ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pak pas mesnate nëna e adoleshentes gjeti para derës së shtëpisë në periferi të Fushë Krujës një pako me tritol.

Fatmirësisht lënda plasëse ajo nuk ka plasur.

E zonja e shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë.

Në banesë mbërritën forcat xheniere të cilët bënë të mundur çaktivizimin e tritolit.

Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi 8 mujor.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera