» Kosova më shumë viktima se Shqipëria nga koronavirusi, situatë alarmante në shumë komuna, ja të dhënat

Kosova më shumë viktima se Shqipëria nga koronavirusi, situatë alarmante në shumë komuna, ja të dhënat

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 4 mijë e 931 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi, kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2 mijë e 267 janë shëruar, kurse 102 të tjerë kanë vdekur. Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 562.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1497 raste, 14 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 410 të infektuar, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 17 viktima, ndërsa ka 397 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera