» OBSH: Pandemia e COVID-19 fitohet vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar

OBSH: Pandemia e COVID-19 fitohet vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar

“Mënyra e vetme për të luftuar koronavirusin është të rrimë të bashkuar”. Këto kanë qenë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në konferencën javore me vendet anëtare dy ditë pasi SHBA konfirmoi se do të largohet nga  OKB-ja.

“E vetmja rrugë për të ndjekur është bashkimi”- insistoi ai, duke theksuar se “virusi lulëzon në ndarje, por pengohet kur jemi të bashkuar”. “Kërcënimi më i madh tani nuk është virusi, por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në një nivel global dhe kombëtar. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi në një botë të ndarë”, përsëriti drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

“Për vite të tëra, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike të frymëmarrjes. Nuk kishte të bënte me ‘nëse’ por ‘kur’. Megjithatë bota nuk ishte e gatshme|- tha drejtori i OBSH-së.

Kujtojmë Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumë e kritikuar për përgjigjen e saj ndaj pandemisë së COVID-19, njoftoi sot krijimin e një paneli ekspertësh të pavarur, mandati i të cilëve do të miratohet në konsultime me shtetet anëtare.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera