» VIDEO/ Vidhnin të pa shqetësuar në apartamente me pronarët brenda, policia kap mat tre shqiptarët. Sekuestrohen orët të shtrenjta dhe…

VIDEO/ Vidhnin të pa shqetësuar në apartamente me pronarët brenda, policia kap mat tre shqiptarët. Sekuestrohen orët të shtrenjta dhe…

Ata vepruan natën kur pronarët ishin në shtëpi dhe po flinin. Pa asnjë problem, hynë në dy apartamente në Valperga, por karabinierët i përgjuan ndërsa ktheheshin në Torino dhe i arrestuan.

Dje në mëngjes, policia italiane arrestoi 3 shqiptarë, midis 21 dhe 39 vjeç, banorë në Torino, të gjithë me precedentë penalë.

Makina e tyre u ndalua gjatë një pikë kontrolli dhe qëndrimi i tyre i bëri karabinierët të vijojnë më tej hetimet dhe t’i kontrollojnë. Në makinë, u gjetën mallra të ndryshme të vjedhura: armë zjarri, kartela poste dhe një orë luksoze, të vjedhura pak më parë në Valperga.

Kërkimet në shtëpinë e të arrestuarve, zbuluan edhe 4 orë të shtrenjta Rolex dhe 5 orë të tjera, të markave të ndryshme, 2 zinxhirë ari, dhjetëra portofola, telefona celularë të markave të ndryshme dhe shumë mjete të tjera.

Dyshohet se ata janë përfshirë në shumë vjedhje në apartamente dhe jo vetëm në zonën e Torinos, por në të gjithë Piemonten.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera