» Fenerbahce do Hasin, trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed!

Fenerbahce do Hasin, trajneri shqiptar mendon të lërë Al Raed!

Pas eksperiencave me klube të mëdha si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turqë të Fenerbahce.

Lajmi i bujshëm për interesimin e verdhezinjëve nga Stambolli për trajnerin shqiptar raportohet nga mediat turke, me Fenerbahcen ku luan edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi që është vënë në lëvizje për të firmosur me Hasin pasi shikon tek ai njeriun ideal për stolin, pasi një sezoni poshtë pritshmërive.

Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahces duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares.

Gjithashtu raportohet se klubi arab, ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite.

Trajneri ka udhëtuar drejt klubit arab, por deri tani nuk ka dale ende në stërvitje me skuadrën, për shkak të situatës nga COVID-19.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera