» Mbi 60 mijë raste të reja në 24 orë e fundit në SHBA, reagon Trump

Mbi 60 mijë raste të reja në 24 orë e fundit në SHBA, reagon Trump

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar 60 000 infektimesh të reja, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një nivel rekord që prej fillimit të pandemisë.

Kjo shifër e çon në tre milionë numrin total të rasteve me COVID-19 të regjistruar në vend.Pas një stabilizimi të epidemisë në pjesën lindore të SHBA-së, veçanërisht në Nju Jork, vendi ka njohur që prej disa javësh një rritje të numrit të të infektuarve në pjesën jugore dhe perëndimore.

Më shumë se 1 100 persona kanë humbur jetën në SHBA gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 131 362 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Por situatë dramatike paraqitet në Teksas ku brenda 24 orëve janë regjistruar 10.028 raste të reja me COVID-19.

Reuters shkruan se në këtë shtet që jetojnë 30 milionë banorë, raportohet bilanci më i madh ditor sesa çdo vend evropian në pikun e epidemisë.

Duke akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë e vonuar përballë pandemisë së koronavirusit, presidenti republikan, Donald Trump filloi dje zyrtarisht procedurën e tërheqjes së SHBA-së nga agjencia e OKB-së, ku ai është kontribuesi kryesor.

Por presidenti vazhdon përplasjet me ekspertët dhe kritikat ndaj tyre për shkak të pandemisë. Ai së fundmi ka komentuar deklarata e doktor Fauci duke theksuar se ishte ai që në fillim thoshte që nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës kurse tani thotë të kundërtën.

Në vendin tonë situata prej pandemisë është e mirë dhe unë nuk pajtohem me të“, – kështu deklaroi presidenti amerikan Trump për kryevirologun e Shtëpisë se Bardhë Anthony Fauci, i cili dje ngriti alarmin për të dhënat dramatike të pandemisë dhe tha se Europa e ka menaxhuar situaten e shkaktuar nga Covid shumë herë më mirë se SHBA-ja.

Trump tha se ishte Fauci ai që në fillim thoshte që nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës kurse tani thotë të kundërtën. Unë ndryshe nga ekspertet e mi të cilët më argumentonin që të mos mbyllja kufiijtë për Kinën por unë e bëra.” Nëse do kisha dëgjuar ekspertët”, shtoi presidenti amerikan “sot do të ishim më keq. Ne kemi bërë një punë të mirë.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera