» “Ajo më bëri m**in në shtrat për… shaka, abuzonte fizikisht me mua”, nis gjyqi më i famshëm në botë

“Ajo më bëri m**in në shtrat për… shaka, abuzonte fizikisht me mua”, nis gjyqi më i famshëm në botë

Ai është gjyqi më i famshëm në botë, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Dhe jo pa shkak, pasi bëhet fjalë për dy personazhe të famshëm: Johny Depp dhe Amber Heard, dy aktorët që i dhanë fund martesës pas një historie të dhunshme.

Një ditë më parë, ata janë përballur për herë të parë në gjykatë.

57-vjeçari Depp akuzohet nga ish-bashkëshortja e se e rrihte, dhe në gjyq, përveç fotove të dhunës, është shfaqur edhe një video ku Depp është i dehur dhe fluturon shishe vere nëpër dhomën bashkëshortore.

Vetë Depp ka mohuar se e ka dhunuar ish-bashkëshorten 34-vjeçare.

Ai u shpreh se në fakt, ka qenë ajo që abuzonte fizikisht me të dhe se ka bërë jashtëqitjen në krevatin e tyre, për ta provokuar që ai ta godiste.

“Ajo është sociopate, abuzonte me mua.

Njëherë bëri m**in në krevatin tonë bashkëshortor.

Tha se e bëri për shaka.

Është kjo arsyeja që vendosa të divorcohesha”, ka thënë Depp në gjyq.

Depp e ka quajtur Heard, si sociopate llogaritëse, narcisiste, që u martua me të për karrierë.

Ai tha se është e pakonceptueshme që të godasë një grua:

“Është një pjesë e fortë dhe qendrore e kodit tim moral, unë kurrë nuk do të godisja një grua, në asnjë rrethanë, në çdo kohë. Më duket e pakonceptueshme dhe nuk do të ndodhte kurrë.”

Ai madje ka hedhur në gjyq edhe disa media, të cilat kanë raportuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

Se si është e vërteta, pritet të zbardhet shumë shpejt.

Fakt është, që historia e dy aktorëve, është kthyer në një film të jetës reale, çka ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.

(TemA)

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera