» Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja gjen të pajetë bashkëshortin 35-vjeç

Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja gjen të pajetë bashkëshortin 35-vjeç

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në Romë të Italisë, në garazhin e shtëpisë së tyre. Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku, ndërsa ngjarja u regjistrua sot rreth orës 03:15.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut që ka thirrur policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh, kishte mbyllur derën nga brenda dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj për të dalë nga aty.

Pasi hapën derën me forcë, policia gjeten të shtrirë trupin e pajetë të 35-vjeçarit. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, ndërsa paraprakisht dyshohet mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera