» Shifër e frikshme në Prishtinë, regjistrohen 102 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve

Shifër e frikshme në Prishtinë, regjistrohen 102 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve

Ditën e hënë u vendos një rekord i ri i të infektuarve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Gjithsej 102 persona nga Prishtina rezultuan pozitivë në testin për Covid-19.

Kështu kryeqyteti u bë edhe komuna e parë që e arrin këtë numër të të infektuarve për 24 orë. Dikush nga qytetarët e sheh si tejet shqetësuese rritjen e numrit të rasteve dhe bën thirrje për kujdes të shtuar.

Shqetësuese këtë situatë e shohin edhe në komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, thotë që për një muaj e gjysmë rastet me Covid-19 në Prishtinë janë dhjetëfishuar.

“Secila masë jo vetëm ajo por edhe të tjerat që janë të nevojshme në prerjen e zinxhirit janë të mirëseardhura, dhe mendojmë që do të kemi rënie të këtyre rasteve nga mesi I këtij muaji.”

Në Komunën e Prishtinës që nga arritja e pandemisë në Kosovë janë regjistruar 1002 raste me koronavirus, nga ta 742 janë ende aktiv, 255 janë të shëruar, ndërsa 5 persona kanë vdekur.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera