» Meta: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë!

Meta: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë sa më parë!

Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kreu i Shtetit Shqiptar vlerëson gjestin e eurodeputetëve për të kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, duke theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës po rritet dhe forcohet çdo ditë.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon! 🇽🇰 🇪🇺”, shkruan Meta.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera