» Reforma Zgjedhore/ Përfundon takimi i Ramës me opozitën e re

Reforma Zgjedhore/ Përfundon takimi i Ramës me opozitën e re

Ka përfunduar pas rreth një ore takimi i kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore, ndërsa duket se palët nuk kanë arritur një marrëveshje.

Kërkesa për takim me kryeministrin u bë dje nga deputeti Myslim Murrizi dhe Edmond Stojko, me argumentin se nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

Opozita parlamentare janë shprehur se nuk do ta votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, nëse nuk plotësohen kushtet e tyre, listat e hapura, rritje të pragut elektoral në 5 % dhe ndalimi i koalicioneve.

Ky ishte takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera