» U godit nga rufeja gjatë stërvitjes, portieri 16 vjeçar del nga koma

U godit nga rufeja gjatë stërvitjes, portieri 16 vjeçar del nga koma

Portieri rus 16-vjeçar, Ivan Zaborovsky i cili u godit nga rrufeja gjatë stërvitjes, është larguar nga aparati i ventilimit të mushkërive në spital dhe po rikuperohet gradualisht nga koma.

Zaborovsky u godit nga një rrufe gjatë fundjavës pas së cilës ai humbi vetëdijen dhe pushoi së marrë frymë, menjëherë pasi u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali të rajonit të Moskës dhe u fut në gjendje kome.

Klubi i tij Znamya Truda FC, i divizionit të tretë rus, përmes një postimi në Tëitter ditën e sotme (7 korrik) njoftoi se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ai ishte në gjendje të merrte frymë pa ndihmë, duke u larguar nga aparati i frymëmarrjes artificiale.

Drejtori i Përgjithshëm i Klubit Igor Citizov tha: “Unë e di se mjekët e vlerësojnë gjendjen e Ivanit si të qëndrueshme, ata e kanë hequr atë nga ventilatorët e frymëmarrjes artificiale dhe gradualisht po e nxjerrin atë nga një gjendje kome artificiale.”

Momenti i tmerrshëm që Ivan u godit kur po bëhej gati të gjuante një top gjatë një seance stërvitore u kap në kamerë.

I pari që u përgjigj ishte trajneri i Znamya, Anton Basov, i cili kreu CPR dhe masazhoi zemrën e Ivanit ndërsa priste një ambulancë. Një mendim i tillë i shpejtë duket se i shpëtoi jetën.

Tetë minuta më vonë mbërriti ambulanca dhe mjekët kuruan futbollistin e ri para se ta dërgonin në një spital në Lyubertsy aty pranë, ku u vendos në një gjendje kome artificiale.

Babai i Ivanit më vonë konfirmoi se djali i tij kishte rimarrë vetëdijen dhe po i përgjigjej me sytë e tij komandave dhe e siguroi që djali i tij “do të luajë përsëri”. Raporte të tjera sugjeruan se ai kishte qenë mjaft mirë për të luajtur në telefonin e tij.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera