» Shqiptarët si Lala Kros

Shqiptarët si Lala Kros

Nga Ilir Demaliaj

Shqiptarët si Lala Kros

Të shkruash libra me citime librash për librat që ke lexuar dhe ta quash veten shkrimtar dhe të amlifikohesh nga media e papërgjegjëshme dhe mediokre si I tillë, kjo ndodh vetëm ndër shqiptarë.

As një lloj kriteri- norme në respekt të profesionit nga amlifikuesit mediatik-institucional shtetëror dhe qokatare. Kjo sepse kështu janë krijuar edhe mediat dhe institucionet e tjera dhe shkollat apo kioska universitet, me para trafiqesh dhe korrupsioni dhe shitje diplomash dhe tarafesh shërbestarë të këtyre drejtuesve pa drejtim, aftësi dhe vlera por thjeshte cuba pushtimesh institucinesh shtetërore mediatike, universitare, kulturore.

Një shoqëri që vetëm masturbohet për të quajtur veteveten dhe të quash edhe ti ata dhe ata ty, shkrimtar, poet, artist …ajo fjala që të hudh në tokë pastaj është intelektual!!! është një shoqëri që nuk analizon realitetin pêr ta përmisuar atë, por i largohet duke u fryrë si tullumbace pêr t’u plasur në ajêr si tullumbacet e festave për një orë parakalim festiv.

Hapni FB dhe shikoni titujt që i venë vetes si gradat e Lalës Kros. Për ata që nuk e dinē historinë është kjo: ky kapterr shërbente në oborrin mbretëror, një ditë vuri gradat e kolonelit dhe u paraqit tek Mbreti Ahmet Zogu, dhe ky nga President u vetshpall mbret, Lala Kros I drejtohet mbretit duke vënë dorën tek spaletat e kolonelit, “Naltmadhnia juej a më shkojnë (me rrinë mirë) këto spaleta?” mbreti i përgjigjet, “I gëzofsh Lala Kros”. Kështu janë dhe vetvendosja e titujve të shqiptarëve.

At Fishta në këtë rast pati shkrue: Lala Kros mer Lala Kros, vetë shkrue e vetë vulos.

Mire ata që luajnë mendsh dhe i vënë vetes gjithë far spaletash, titujsh dhe gradash, si shkrimtar, poet, aktor, regjizor, piktor, me prapashtesat, i madh, maestro, mjeshtër, i njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe Ballkan por edhe më gjërê, e plot idiotlliqe të tjera mediatike, institucionale, deri tek presidenca, me dekorimet qokatare të papêrgjegjshmërise dhe seriozitetit të një shteti dhe shoqërie për modelin e vlerave dhe repektit për punët që kryejnë, po njerëz normal ka ai vënd, që ti thonë, ndaluni bre njerëz se bota po tallet ndër ne!

Kjo është arsyeja pse shoqëria shqiptare është bjerrë në nivele të tilla mjerimi dhe vulgariteti në të gjitha fushat, sepse nuk ka kritere dhe raporte vlerash dhe ballafaqim me realitetin dhe të vërtetën dhe nuk po ka njerëz që të drejtonë seriozisht punët e shtetit nëpërmjet vlerave dhe ballafaqimit me realitetin për të vendosur seriozitetin dhe funksionimin e shtetit si zhvillim shoqêror.

Tashmë në këtë kënete llumi mediatik-institucional shtetëror, shqiptaret kanë inflacionuar gjithçka dhe kanë zhytur thellë në moçalin inflacionimit edhe ato pak vlera që ka ai vënd.

L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera