» Shoqata e transportit konfirmon hapjen e urbanëve, me rregulla të reja

Shoqata e transportit konfirmon hapjen e urbanëve, me rregulla të reja

Shoqata e Transportit ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e shërbimit të transportit urban në kryeqytet duke nisur nga dita e hënë, pas dakordësimit të disa kushteve me Bashkinë e Tiranës.

“Pas zgjidhjes së pjesshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike. Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë” thuhet në një njofim të kësaj shoqate. Por nga tjetër, bëhet me dije se mënyra e funksionimit të tansportit urban do të vijojë në përshtatje me rregulla të reja, të kushtëzuar nga COVID-19.

“Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet. Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi. Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt. I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë”, njofton Shoqata e Transportit./Opinion.al

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera