» Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur COVID-19? Ja si përgjigjet Basha, flet edhe për koalicionet parazgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen.

Kjo përgjigje e tij erdhi teksa u pyet nga Arjan Çani, në emisionin “Zonë e Lirë” nëse do t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur si pretekst situatën e COVID-19.

Po ashtu, i pyetur se sa shanse ka që Rama sëbashku me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Basha tha se i njeh Kushtetutë, duke lënë të nënkuptohet se nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ka rrezik të shtyhen zgjedhjet që janë vendosur në 15 prill- 15 maj 2021?

Basha: Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedonine e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri.

Koalicionet parazgjedhore. Sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe t’i pengojnë ato?

Basha: Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme.  

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera