» Koronavirusi/ Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd

Koronavirusi/ Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Beograd

Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria njoftoi të premten se veshjen e maskave e ka bërë të detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.

Bashkia e Qytetit të Beogradit tha të premten se gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë.

Një ditë më parë, Serbia ka raportuar 359 raste të reja me koronavirus – 80 për qind e të cilave kanë qenë në Beograd dhe në rrethinat e tij.

Në total, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste me koronavirus dhe 287 viktima.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, edhe disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme./ REL

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera