» Dëshmitarët e Jehovait reagojnë pas horrorit në Kombinat: Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllime, vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me ne

Dëshmitarët e Jehovait reagojnë pas horrorit në Kombinat: Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllime, vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me ne

Dëshmitarët e Johovait në Tiranë thonë se familjar Josifi nuk ishte pejsë e kësaj organizate.

Në një reagim për mediat, zëdhënësi për media i kësaj organizate Arben Lubonja thotë se gruaja dhe dy vajzat nuk janë shoqëruar asnjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Ndërkohë në banesën e tyre u gjendën shumë libra të Jehovait dhe dëshmitë e fqinjëve thoshin se anëtarë të këtij sekti e vizitonin shpesh banesën.

“Jemi shumë të tronditur nga lajmi i bërë publik dje në media shqiptare për humbjen e jetës në familjen Josifi. Lajmi na hidhëron dhe u shprehim ngushëllimet tona familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të afërm.

Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. vetëvrasja me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë nuk përputhet me asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, ​​​​​​​thuhet në deklaratë.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera