» Dakortësimet në takimin me Ramën, Hoti tregon tre projektet e rëndësishëm mes dy vendeve: Nga pika Doganore në Durrës të lidhja me linjë hekurudhore

Dakortësimet në takimin me Ramën, Hoti tregon tre projektet e rëndësishëm mes dy vendeve: Nga pika Doganore në Durrës të lidhja me linjë hekurudhore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Hoti gjatë fjalës së tij i ka quajtur vëllazërore marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashme duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.

Kryeministri i Kosovës tha se janë tre projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.

Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëjë me krijimin e një pike Doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.

Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera