» Më 16 korrik nis gjyqi Erion Veliaj – Ylli Ndroqi, Gjykata fletëthirrje kryebashkiakut të Tiranës

Më 16 korrik nis gjyqi Erion Veliaj – Ylli Ndroqi, Gjykata fletëthirrje kryebashkiakut të Tiranës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës si palë e paditur nga presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi. Në fletë-thirrje thuhet se nëse Erion Veliaj nuk paraqitet në 16 korrik në seancë, gjykata do ta përsërisë ftesën e më pas do të kërkojë shoqërimin me policë. Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi ftoi Veliajn të paraqitet në seancë si detyrim ndaj drejtësisë por edhe qytetarëve shqiptarë

Tirane – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar seancën e parë gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës si palë e paditur nga presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi.

Në fletë-thirrje thuhet se nëse Erion Veliaj nuk paraqitet në 16 korrik në seancë, gjykata do ta përsërisë ftesën e më pas do të kërkojë shoqërimin me policë.

Presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi ftoi Veliajn të paraqitet në seancë si detyrim ndaj drejtësisë por edhe qytetarëve shqiptarë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar se në datën 16 korrik do të zhvillohet seanca e parë e procesit mes presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit do të duhet të përgjigjet për akuzën e shpifjes të kryer botërisht, të parashikuar nga neni 120 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Padia është dorëzuar nga zoti Ndroqi në datën 19 qershor.

Objekt i çështjes gjyqësore janë reagimet që kryebashkiaku ka bërë teksa pyetej nga gazetarët të RTV Ora dhe Ora Neës për një sërë lajmesh

Veliaj është paditur gjithashtu dhe për mos kallëzim krimi, pasi në media ka folur dhe për persona që kanë tentuar ti vënë gjoba kryetarit të bashkisë.

Në seancën e datës 16 korrik palët do të mund të përfaqësohen vetë ose në të kundërt nga avokati vetëm përmes një prokure të posaçme.

Por z Ndroqi ka një mesazh për Veliajn: “Të ftoj të paraqitesh vetë në seancë pa avokat. E ke detyrim publik dhe moral përballë zgjedhësve të tu dhe të gjithë banorëve të Tiranës për të qenë transparent dhe për të thënë të vërtetën. Të ftoj të jemi në seancë në datën 16 në orën 09:00 përballë drejtësisë së shtetit shqiptar. Në fletë-thirrjen e Gjykatës së Posaçme saktësohet se mos-paraqitja në seancë shkakton pasoja ligjore, me përsëritjen e thirrjes dhe në rast mospërgjigje, shoqërim me shërbime të policisë.”

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera