» Vëllezërit Haxhia dyshohet se u ekzekutuan nga grabitësi i parave në Rinas

Vëllezërit Haxhia dyshohet se u ekzekutuan nga grabitësi i parave në Rinas

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Dy vëllezërit u ekzekutuan në 27 prill, në Shën Vlashit tek tregu i automjeteve.

Ndërkohë, mësohet se prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e grabitjes së parave në Rinas, ku u vodhën 4.6 milionë euro.

Çela është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të dy vëllezërve. Vrasja e tyre dyshohet se ka lidhje me grabitjen në Rinas. Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Para vrasjes, grupi hetimor dyshin se Çela u ka kërkuar vëllezërve të tregojnë se ku është fshehur shuma e parave, por ata kanë refuzuar. Kjo gjë rezultoi fatale për vëllezërit Haxhia, pasi më 27 prill u ekzekutuan me breshëri plumbash.

Talo Çela është i vetmi person që nuk është arrestuar për grabitjen në Rinas, ndërkohë autoritetet po shqyrtojnë dhe tre dosje të tjera nga Elbasani, pasi dyshohet se vrasjet mafioze janë kryer nga i njëjti person.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera