» Dënohet me 7 vite burg “skifteri” shqiptar në Gjermani: 29 banesa të grabitura për dy vite

Dënohet me 7 vite burg “skifteri” shqiptar në Gjermani: 29 banesa të grabitura për dy vite

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Duraku.

Ai u akuzua për veprën penale të vjedhjes së 29 banesave të shtetasve të ndryshëm gjerman, në territorin gjerman gjatë viteve 2015-2017, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Këtë krim ai e ka kryer në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Ervis Dalipaj dhe Nihat Xhaferaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Offenburgut, Gjermani,.

Gentjan Duraku u dënua si fajtor për veprat penale “Vjedhja, kur ka sjellë pasoja të rënda”, në bashkëpunim në formën e posaçme të të grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organzata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gentjan Duraku është me 11 (njëmbëdhjëtë) vjet burgim, por i është zbritur 1/3 e dënimi, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera