» Kryeminstri Hoti në Tiranë, pritja nga Rama tek Pallati i Brigadave

Kryeminstri Hoti në Tiranë, pritja nga Rama tek Pallati i Brigadave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur këtë të premte vizitën zyrtare në Shqipëri. Në orën 10:00 nisi ceremoniali i mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:30, kryeministri Rama dhe Hoti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa në orën 13:00, kryeministri Hoti do të takohet me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe në orën 14:00 me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në ora 14:45, Hoti do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa në orën 15:30 do të takojë edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha. Kjo është vizita e parë zyrtare në Tiranë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pas mandatimit të tij në këtë post.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera