» “Listare deputet, loja ka mbaruar”!

“Listare deputet, loja ka mbaruar”!

Elmaz Sherifi

Kur opozita reale dorezoi mandatet, Rama u tha ” rruge te mbare se u veteasgjesuat” ! Shqiperia nuk mbetet pa opozite. Ju jeni opozita politike e rruges, ne kemi “opoziten e re parlamentare” !
Koha vertetoi sa i gabuar ishte mendimi i filozofit surelist, kur “krijoi” dy opozita, dhe parashikoi eleminimin e opozites reale dhe te Bashes e Mones, apo artistit dhe fallxhores- si kishte qejf t’i trajtonte me ironi. Por, nuk kaluan shume kohe dhe filozofi surelist pranoi dhe krijoi Keshillin Politik me kater anetare. Vendimet e marra me konsesus nga ky institucion i sajuar, jane te detyruara t’i votoj Komisioni i Reformes Zgjedhore dhe parlamenti.
Deputetet Listare ende nuk e kane kuptuar, se prej atij momenti, filozofi surelist e “nxorri ne rruge” opoziten parlamentare me deputete listare, dhe riktheu ne tryeze “opoziten politike” e cila etiketohej si opozita e rruges. Pasi i keqperdori per here te fundit me organizimin e “kryengritjes ne gjunje”, per te mos e miratuar Marreveshjen Politike ne Seline e Ambasadores Kim, dje ne Kuvend u dha shuplaken kur paralajmeroi se nuk mund ta ndryshojne kushtetuten “listaret deputet” e per rrjedhoje nuk do te kete as lista te hapura e do te kete koalicione parazgjedhore.
Tani shqiptaret besoj e kane kuptuar se “makina politike” po ecen mbrapsh. Filozofi surelist ka filluar te heq dore nga “padite e shpifjes” nga fitimi te cilave do te ndertoheshin kopshte e shkolla. U terhoq padia e gazetarit te Bild, e pas saj edhe ajo ndaj Ramushit.
Opinioni Perfunduar i Komisionit te Venecias dhe Amendamenti i Parlamentit Europian e ka trullosur keq ate dhe deputet listare.
Sepse tani do te bien nje e nga nje “ushtaret e keshtjelles”. Nje vit me pare Palmer deklaroi se zgjedhjet vendore duhet te behen me 30 qershor, dhe kush nuk eshte dakord-perforcoi ai, le ti drejtohet Gjykates Kushtetutese. !? Duke deklaruar se ankesa per zgjedhjet vendore, le te behet te Gjykata Kushtetutese, Pal- merr, e legjitimoi dekretin e presidentit. Prandaj, sipas parimeve te shtetit te se drejtes, zgjedhjet vendore duhej te zhvilloheshin pasi te shqyrtohej ankesa e Rames ne Gjykaten Kushtetutese. Por asnje subjekt qe nuk ishte dakort me dekretin e presidentit, nuk ka bere ankese ne Gjykaten Kushtetutese dhe zgjedhjet u zhvilluan pa u zbatuar Dekreti i presidentit, qe i ka dekretuar zgjedhjet vendore me 13 tetor.
Edhe Glover, kryetare e misionit te minitorimit te zgjedhjeve nga ODHIR-OSBE, deklaroi se kompetente per shqyrtimin e dekretit eshte vetem Gjykata Kushtetutese. A e kuptojne tani ne PS, se sa e gabuar eshte teza e Pal-mer, se ata qe nuk pranojne rezultatin e zgjedhjeve vendore duhet te ankohen ne Gjykaten Kushtetutese ? Prandaj ankesen ne Gjykaten Kushtetutese duhej ta benin subjektet zgjedhore qe kundershtonin dekretin, jo ata qe do te kundershtonin, sipas Pal-merr rezultatin e zgjedhjeve vendore.. Sepse zhvillimi i zgjedhjeve vendore pa respektuar dekretin e presidentit te botuar ne fletoren zyrtare i shpall ato te pavlefsheme. Kete anomali pritet ta zgjidh Gjykata Kushtetutese e cila mendoj se do te plotesohet tani qe KED programoi Opinionin Perfundimtar te Komisionit te Venecias.
Depute listare kuptojeni. Misioni juaj ka perfunduar. Konflikti institucional artificial midis kryetarit te shtetit dhe kryetarit te qeverise po perfundon. Kuvendi i Sajuar e miratoi edhe Kryetarine e KLSH. Mos u deshperoni ! Flozofi surelist Meten e konsideroi presidentin me te mire. Tani nuk e etiketon si Haxhi Qamiliste. Po e kryen vete ate rol, duke u keqperdorur edhe juve.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera