» Hoti viziton sot Shqipërinë, ja axhenda e kryeministrit

Hoti viziton sot Shqipërinë, ja axhenda e kryeministrit

Kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë Shqipërinë ditën e sotme (3 korrik), me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

Vendi: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Vendi: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Zyra e Kryetarit të PD

Vizita e Avdullah Hoti vjen disa ditë pas vizitës dy-ditore që pati Edi Rama në Kosovë ku takoi liderët politikë në vend.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera