» Basha zbardh bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm italian: E njoha me përfundimin e kodifikimit të Reformës Zgjedhore dhe e garantova se…

Basha zbardh bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm italian: E njoha me përfundimin e kodifikimit të Reformës Zgjedhore dhe e garantova se…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter, bisedën telefonike që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Basha thotë se e ka njohur Di Maion me përfundimin e reformës zgjedhore si një nga 15 kushtet e Bundestagut, ndërsa thekson se miratimi do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po ashtu Basha bën me dije se e ka garantuar ministrin italian se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit, ndërsa thekson se “Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm”.

Reagimi i Bashës:

Sot pata një bisedë telefonike me  Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e  kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera