» Nga Robinho te Hakimi, Real Madridi di edhe të shesë: Gati 1 miliard euro arkëtime

Nga Robinho te Hakimi, Real Madridi di edhe të shesë: Gati 1 miliard euro arkëtime

Transferimi i Achraf Hakimi (21 vjeç) tek Interi, i zyrtarizuar dje me udhëtimin e marokenit në Milano, na lejon të rishikojmë momentin kur Real Madridi e kuptoi se mund të përfshihet në treg për të fituar para, gjë që ndonjëherë kishte dalë në plan të dytë për këtë klub, sa i përket merkatos në dalje.

E kundërta, përforcimet, edhe shumë të kushtueshme, kanë qenë një trend i përhershëm për Florentino Perez. Në fakt, transferimi i parë i madh (në dalje) ishte ai i Robinho te Manchester City, në vitin 2008. Braziliani u përplas personalisht me Schuster, trajner në atë kohë, dhe gjermani i kërkoi klubit ta shiste. Manchester City e bleu për 43 milionë.

Që nga ajo kohë, duke përfshirë edhe Hakimi, “Los Blancos” kanë kryer 50 operacione (shitje) të futbollistëve të vet, nga të cilët ka rimbursuar gati një miliard euro (970.1 milionë euro, saktësisht). “Pjesën e luanit” në këtë drejtim e mban Cristiano Ronaldo, për të cilin Juventusi pagoi 100 milionë euro më 2018. Po ashtu, 75 milionë euro u morën nga Manchester United në vitin 2014 për argjentinasin Di María, i cili kishte qenë MVP i finales së Lisbonës, në të cilën skuadra e Ancelotti fitoi “decima” ndaj Atletico Madrid.

Por, dividenti më i mirë erdhi nga një element i dalë nga akademia e klubit, Álvaro Morata, i cili u largua për herë të parë drejt Juventusit për 22 milionë euro. Atje qëndroi dy vite dhe më vonë u shit për 80 milionë euro te Chelsea. Sikurse duket, pra, transferimet e tij kanë sjellë në arkat e të bardhëve më shumë se 100 milionë euro. Pastaj, 47 milionë euro të paguara nga Arsenali do të transferonin Mesut Ozil (2013), ndërsa 45 milionë të tjera të Chelsea do ta dërgonin Kovacic në Londër verën e kaluar.

Duket se qasja e Real madridit, që blen shtrenjtë dhe shet lirë ndodhte dikur, tani jo më. Ndoshta ka ndikuar edhe kriza financiare globale prej Covid-19… Pastaj, bilancet e klubit duhet të jenë në rregull, ndryshe “fair play financiar” mund t’I bëjë gjëmën kujtdo, mjafton të shikojmë dënimin që u dha për Manchester City, me përjashtim nga Kupat e Europës për dy vite.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera