» Java e 32-të mund të vulosë titullin kampion, futet në fuqi orari “Champions” në Superligë

Java e 32-të mund të vulosë titullin kampion, futet në fuqi orari “Champions” në Superligë

Natyrisht që është efekti i temperaturave të larta pasi duke nisur nga ndeshjet e javës së ardhshme të superligës, orari i ndeshjeve do të zhvendoset me 45 minuta, pra nuk do të luhet më në orën 17:00, por në 17:45, ndërsa ndeshja më e rëndësishme do të luhet në orarin 20:45, kur të hënënnë Durrës do të zhvillohet Teuta-Skënderbeu.

Sa u takon sfida të tjera, të dielën janë në program Luftëtari-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari, ndërsa ditën e hënë takimi që mund të vulosë përfundimisht çështjen e titullit kampion, Tirana-Kukësi dhe një përballje mjaft interesante si Bylis-Partizani. Të gjitha këto takime në orën 17:45.

Të dielën
Luftëtari-Vllaznia 17:45

Laçi-Flamurtari 17:45

Të hënën
Tirana-Kukësi 17:45
Bylis-Partizani 17:45
Teuta-Skënderbeu 20:45

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera