» E konfirmon vetë Doka: Sezonin e ardhshëm luaj në Kroaci

E konfirmon vetë Doka: Sezonin e ardhshëm luaj në Kroaci

Tirana do të humbë në përfundim të sezonit një nga “xhevahirët” e saj, mbrojtësin Albi Doka.

I ftuar nëpërmjet një lidhjeje me Skype në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, me rastin e ditëlindjes së tij të 23-të, talenti bardheblu konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm.

“Mund ta zbuloj këtu, për herë të parë. Do t’i bashkohem skuadrës së Goricës në Kroaci. Kaq mund të zbuloj, jo më shumë.”

Një lajm shumë i mirë për futbollistin, që do ta ketë me të lehtë për të qenë në vitrinë e për të hedhur të tjerë hapa të rëndësishëm në karrierë, por aspak për Tiranën, që nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, pasi Doka largohet si lojtar i lirë.

Nuk do të përfitojë as për formimin e futbollistit, pasi në bazë të rregullores, kjo ndodh kur lojtari nuk i ka mbushur 23 vjeç.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera